Franca e konfirmon vdekjen e dytë nga koronavirusi

Evropë

Franca e konfirmon vdekjen e dytë nga koronavirusi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Evropa është vënë në alarm nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Autoritetet franceze sot e konfirmuan vdekjen e dytë, ndërsa ekziston frika se numri i personave të infektuar në Itali mund të vazhdojë të rritet.

Zyrtarët francezë njoftuan se një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë natës pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital të Parisit. Viktima e parë në Francë ishte një 80-vjeçar kinez.

Ndryshe, qeveria greke ka njoftuar se do t’i mbyllë shkollat, kishat, kinematë dhe sallat e sporteve, nëse konfirmohen raste të koronavirusit në territorin e saj.

Italia është shteti më i goditur nga koronavirusi në Evropë deri më tash. Aty janë regjistruar 11 vdekje dhe 322 raste të infektimeve, shkruan “Daily Mail”.

Personat që më parë kishin qenë në Itali tashmë e kanë përhapur koronavirusin edhe në shtete të tjera, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Algjerinë.

Frikë për numër të madh të personave të infektuar ekziston edhe në Britaninë e Madhe për shkak të vizitës së shtetasve britanikë në Itali gjatë pushimeve dimërore.

Deri më tash, më shumë se 81 mijë persona janë infektuar me virusin e ri në mbarë botën, ndërsa gati 2800 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat