Asnjë i infektuar me koronavirus në Serbi

Evropë

Asnjë i infektuar me koronavirus në Serbi

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 08:57
Foto

Serbia nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus.

Në Serbi nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Ministria në një njoftim të publikuar në uebfaqen e saj ka theksuar se të gjitha 20 testet e realizuara deri tani kanë dalë negative, transmeton lajmi.net.

Kurse, më tepër se 3500 raste të infeksioneve me koronavirus janë regjistruar jashtë Kinës. Po ashtu, jashtë Kinës janë shënuar së paku 57 vdekje.

Infeksioni koronavirus tani është raportuar në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat