Në ditën e dytë të vizitës së tij në Pekin, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq u takua me Zëvendës Presidentin e Republikës Popullore Kineze, Wang Chishan dhe ka shfaqur shpresën se Kina së shpejti do ta mposht epideminë e koronavirusit.
Wang dhe Daçiq u shprehën të kënaqur për marrëdhëniet me cilësi të lartë në nivelin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik, bëri me dije MPJ e Serbisë, raportojne mediat serbe.