Italia ka regjistruar 528 raste me koronavirus, përfshirë 14 të vdekur dhe 42 të shëruar në 10 rajone.
Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.
Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, tha se nuk ka asnjë rrezik që të humbasin vitin shkollor.
Kreu i Mbrojtjes Civile deklaroi se janë kontrolluar 3 milion pasagjerë në aeroportet e Italisë.