Presidentja zvicerane bën atë që s’e ka bërë asnjë deri tani, vendos ta festojë ditëlindjen si askush më parë

Evropë

Presidentja zvicerane bën atë që s’e ka bërë asnjë deri tani, vendos ta festojë ditëlindjen si askush më parë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Simonetta Sommaruga

Presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga së shpejti do të mbushë 60 vjeçe dhe ka vendosur që ta festojë me të gjithë shtetasit që kanë lindur në të njëjtën ditë.

Për të gjithë të interesuarit ajo ka bërë dhe një njoftim.

“Do të isha e nderuar të merrja regjistrimin tuaj për festën e ditëlindjes sime”, -shkroi Sommaruga në “Twitter”.

Qeveria federale shpjegon se vetëm ata që mbushin 60 vjeç më 14 maj 2020 mund të marrin pjesë në festë. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen duke paraqitur një kopje të mjetit të identifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat