Britania e Madhe nuk gjen qetësi, një tjetër stuhi goditi ishullin

Evropë

Britania e Madhe nuk gjen qetësi, një tjetër stuhi goditi ishullin

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Duke se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge. Erëra të forta dhe rrebesh shiu prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportimeve të medieve vendase era  ka kapur një shpejtësi 70 km për orë ndërsa në shuam zona janë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë Agjencia e Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për përmbytje. Banorët e Ironbridge në Shropshire për shkak të frikës nga përmbytjet pasi shirat e vazhdueshëm rritën nivelin e ujërave përreth.

Fotografitë e shkrepura nga ajri tregojnë situatën e rëndë në qytetin Worcester ku shumica e rrugëve është nën pushtetin e ujit. Lumi Severn arriti nivelin e tij më të lartë të 5.7 metra sot pas një nate tjetër shiu të fortë – me parashikime për më shumë rënie gjatë ditëve në vazhdim parashikohen përmbytje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat