“Superpërhapësi” i Coronavirusit në Evropë, infektoi së paku 13 persona në Itali

Evropë

“Superpërhapësi” i Coronavirusit në Evropë, infektoi së paku 13 persona në Itali

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një “superpërhapës” i koronavirusit në Evropë ka infektuar bashkëshorten e tij shtatzënë, dy doktorë, një grua të moshuar që më pas vdiq nga virusi dhe së paku nëntë të tjerë.

38-vjeçari, i njohur vetëm si Mattia, kishte shkuar në spitalin në Codogno, në Italinë veriore, tre herë me simptoma të gripit, para se mjekët të diagnostikonin me virusin që ka pushtuar botën.

Atij i ishin përshkruar medikamente anti-grip dhe ishte dërguar në shtëpi duke vazhduar të infektonte të tjerë, pasi që mjekët nuk kishin menduar se sëmundja mund të kishte arritur tek ai, pasi s’kishte qenë në Kinë, që po cilësohet burimi i virusit.

Maratonisti ishte ankuar se nuk ndihej mirë më 14 shkurt dhe nuk ishte diagnostikuar deri më 20 shkurt, kur tek ai u zhvillua pneumonia, shkruan “DailyMail”.

Në atë kohë, virusi kishte kaluar te së paku 13 persona, përfshirë bashkëshorten Valentina, një shok të tij, dy doktorë e disa të moshuar, me një 77-vjeçare që vdiq si pasojë e virusit.

Kur Mattia kishte shkuar me urgjencë në spital pasi i ishte shfaqur pneumonia, bashkëshortja e tij kishte treguar se mund të kishte pasur kontakt me një mik nga Kina.

Tani Mattia besohet të jetë burimi i parë brenda Italisë që ka përhapur koronavirusin. Shkaku i dështimit të spitaleve, Prokuroria në Itali ka nisur të hetojë spitalet regjionale për të parë hapat që nuk janë ndërmarrë për të lejuar shpërndarjen e madhe të virusit.

Rreth 20 persona kanë vdekur në Itali shkaku i virusit. Të infektuar janë rreth 600 persona. Në botë janë infektuar më shumë se 81 mijë persona, ndërsa numri total i vdekjeve i është afruar 2800.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat