Sllovaki: Zgjedhje parlamentare nën hijen e një vrasjeje

Evropë

Sllovaki: Zgjedhje parlamentare nën hijen e një vrasjeje

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Ilustrim

Më 29 shkurt në Sllovaki zgjidhet parlamenti i ri, ndryshe Këshilli Kombëtar. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet shumë nga kujtimi për një vrasje që e tronditi me themel vendin para dy vjetësh.

“Dua t’u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër”, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë, të premten më 21 shkurt, dita, kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova. Të dy u vranë, sepse Jan, gazetari investigativ i portalit “Aktuality.sk” kishte zbuluar fijet mafioze të sipërmarrjeve sllovake. Më në fund sipërmarrësi dhe multimilioneri, Marian Kocner u akuzua, se në shkurt 2018 kishte autorizuar vrasjen e Kuciak. “

Vrasja që ndryshoi Sllovakinë

“Kjo vrasje e ka ndryshuar me themel Sllovakinë”, thotë presidenti i Institutit për Çështjet Publike”, IVO,  Grigorij Mesežnikov në bisedë me Deutsche Wellen. “Në kuadër të hetimeve, u bë e qartë, se sa të infiltruara nga mafia ishin organet e shtetit. Askush nuk dinte gjë se si ky njeri (Kocner, shën red.) ia doli të krijonte lidhje të forta në gjykata, prokurori e qeveri.” Vrasja e Kuciak solli një valë protestash. Për iniciativën “Për një Sllovaki të ndershme”, Za slušné Slovensko nuk ka dyshim që partia qeverisëse Smer SD krijoi atmosferën, ku u bë e mundur një vrasje e tillë. Ata duan të pengojnë që kjo parti të qeverisë në të ardhmen. “Rezultatet e hetimeve ishin tronditëse dhe i ndikuan shumë njerëzit. Ky ndryshim duhet të duket në zgjedhje”, thotë Mesežnikov. Sipas sondazheve, partia Smer e ish-kryeministrit, Robert Fico ndodhet në vendin e parë mes 8 grupimeve, Megjithatë ajo mund të marrë vetëm 32 vende nga 76 që duhen për të qeverisur. Në një kohë që asnjë parti nuk do të bëjë koalicion me këtë parti.

Kujtohet 2 vjetori i vrasjes së Jan Kuciak

Marshimi i njerëzve të zakonshëm?

Javët e fundit një parti u ngjit lart në preferencën e votuesve. OĽaNO, Partia e Njerëzve të Zakonshëm dhe të Pavarur e sipërmarrësit  Igor Matovič: “OĽaNO ekziston prej nëntë vjetësh dhe përbëhet nga një parti neokonservatore, e një liberale, si edhe kandidatë të pavarur, qëndrimet e të cilëve vështirë se parashikohen”, thotë në një intervistë për DW, Juraj Marušiak, historian dhe politolog në Institutin e Shkencave Politike në Akademinë e Shkencave Sllovake. “Një formacion heterogjen”, thotë eksperti, që e sheh këtë parti si lëvizje proteste postmoderne pa struktura partiake.

Matovič ka shanse të mëdha të zgjidhet kryemninistri i ri. Bashkëqeverisjen me Smer ai e përjashton. Politologu Marušiak kujton, se edhe për Robert Ficon dhe pasuesin e tij, Peter Pellegrini nuk do të ishte i lehtë një koalicion me Matovič. Ata e kanë sulmuar atë si njeri që ka bërë evazion fiskal, thotë politologu. Në parlament ka gjasa të hyjnë edhe katër parti të tjera të opozitës demokratike. Koalicioni i partive liberale, Sllovakia Progresive, PS, që u bashkëthemelua nga presidentja aktuale, Zuzana Čaputov, dhe partia Spolu, “Së bashku” që pritet të arrijnë afër 9% të votave. Partia  Za ľudí “Për njerëzit” e ish-kreut të shtetit, Andrej Kiska, 8,2% dhe partia liberale, SaS, “Liri dhe Solidaritet” që në sondazhe arrin 6,1% të votave. OĽaNO mund të bënte pra koalicion me këto parti e të arrinte një shumicë të konsiderueshme votash.

Procesi kundër Marian Kocner, biznesmenit që porositi vrasjen ndërkohë ka filluar

Jo shumë muaj më parë, partitë sllovake i trembeshin edhe një skenari ekstremist. Partia radikale e djathtë,  ĽSNS “Sllovakia Jonë” e Marian Kotlebas, e të cilën politologu Marušiak e vlerëson si neofashiste, në sondazhet e dhjetorit e janarit dilte forca e dytë në vend. Por në sondazhet e shkurtit kjo parti ra në vlerat e sondazheve të zakonshme, afër 10% duke kaluar në vend të tretë. Me këtë ajo sërish është aq e fuqishme, sa të krijojë një situatë pati pas zgjedhjeve, nëse partia liberale SaS apo KDH nuk e kapërcejnë pragun zgjedhor të 5%. Ekspertët janë të mendimit, se në një rast të tillë do të krijohej një kabinet ekspertësh deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat