Edhe Zvicra preket nga koronavirusi, ulen pritjet për rritje ekonomike

Evropë

Edhe Zvicra preket nga koronavirusi, ulen pritjet për rritje ekonomike

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:29
Foto nga takimi

Qeveria e Zvicrës do ta ulë shkallën e rritjes së pritur ekonomike për shkak të përhapjes së koronavirusit, tha një zyrtar i Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike.

Tregjet e aksioneve në mbarë botën shënuar rënie gjatë kësaj jave për shkak të frikës nga përhapja më e madhe e koronavirusit, pengesat në zinxhirin e furnizimit dhe ulja e rritjes ekonomike botërore.

Si pasojë e kësaj, shumë shtete i kanë ulur parashikimet për rritje ekonomike ose kanë thënë se kjo përqindje do të varet nga shkalla e përhapjes së virusit të ri.

“Ne sigurisht se do ta rishikojmë parashikimin e rritjes ekonomike deri në dhjetor dhe do ta publikojmë atë më 17 mars”, tha Eric Scheidegger, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat