Zyra e BE-së kërkon zgjidhjen e problemit me operatorët

Evropë

Zyra e BE-së kërkon zgjidhjen e problemit me operatorët

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian, ka njoftuar se po ndjek zhvillimet e fundit mes Shoqatës së Mediave të Maqedonisë që përfaqëson televizionet kombëtare dhe Asociacionin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit që përfaqëson shoqatën e kabllorëve.

Nga BE apelojnë që palët të ulen dhe bashkërisht të gjejnë zgjidhje.

“Delegacioni i BE-së kujton rëndësinë e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe qasjes në informacion për të gjithë qytetarët.Ne i bëjmë thirrje Qeverisë, stacioneve televizive dhe operatorëve kabllorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të ulen në tryezë, me Rregullatorin e Mediave, të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme e cila i respekton këto parime, punon për të gjithë operatorët e tregut dhe siguron zbatimin e intelektualit te drejtat e pronës, thuhet në Kumtesën e delegacionit të BE-së, ku shtojnë se janë të gatshëm të sigurojë asistencë të mëtejshme teknike për forcimin e kornizës ligjore dhe sigurimin e një sërë rregullash gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për sektorin e mediave, për të gjithë palët e interesuara”, thonë nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat