Tre të prekur me koronavirus në Romë, anëtarë të një familje

Evropë

Tre të prekur me koronavirus në Romë, anëtarë të një familje

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Tri raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar mëngjesin e sotëm në territorin e provincës së Romës.

Pacientët janë të gjithë anëtarë të një familje që disa javë më parë kanë udhëtuar në Bergamo, në Lombardi.

Shenjat e para të virusit i ka shfaqur gruaja 38 vjeçare e cila ka rezultuar pozitive pas kryerjes së analizave mjekësore. Të infektuar nga virusi janë dhe bashkëshorti i saj e vajza 10 vjeçare, djali 5 vjeçar i çiftit për momentin është negativ nga virusi.

Familja jeton në komunën e Fiumicinos e fëmijët frekuentojnë shkollat publike.

Gruaja 38 vjeçare është me nënshtetësi të huaj.

“Kemi aktivizuar protokollin shkencor të parashikuar”, ka deklaruar guvernatori i Lazios Nicola Zingaretti e autoritetet shëndetësore të komunës së Fiumiçinos po punojnë që këto raste mos të shndërrohen në vatra të koronavirusit në territorin e provincës së Romës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat