Gjermania dhuron 50 milionë euro për ta luftuar koronavirusin

Evropë

Gjermania dhuron 50 milionë euro për ta luftuar koronavirusin

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Gjermania i ka akorduar 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, njoftoi ministria e Financave.

Kështu ka njoftuar Ministria e Financave e Gjermanisë.

Fondi shtesë ka qëllim të sigurojë mbështetje për sistemet shëndetësore, kryesisht në vendet në zhvillim.

Sipas ministrisë së Financave, OBSH ka nevojë për 675 milionë dollarë fonde deri në fund të prillit, ku vetëm një pjesë e kësaj shume është vënë në dispozicion nga komuniteti ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat