​Në Francë ndalohet organizimi i ngjarjeve me mbi 5 mijë pjesëmarrës

Evropë

​Në Francë ndalohet organizimi i ngjarjeve me mbi 5 mijë pjesëmarrës

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 21:13
Francë

Franca ndaloi organizimin e të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 5 mijë personave, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Vendimi u mor nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Ministror”, theksoi Veran.

Mes të tjerash, kjo masë prek maratonën që do të zhvillohet në kryeqytetin francez.

Deri tani, në Francë janë konfirmuar 57 të infektuar./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat