Infektohet me koronavirus anëtari i stafit të një shkolle në Angli

Evropë

Infektohet me koronavirus anëtari i stafit të një shkolle në Angli

Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një anëtar i stafit të një shkolle në Reading të Anglisë është njëri prej katër pacientëve të konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Mësuesja kujdestare, Michelle Masters, e cila punon në shkollën “Willow Bank”, i informoi prindërit përmes një letre elektronike se një anëtar i stafit të shkollës është infektuar me koronavirusin Covid-19.

Në këtë letër, ajo kërkon nga prindërit që të qëndrojnë të qetë dhe t’i zbatojnë procedurat e rekomanduara higjienike.

“Shkolla do të mbyllet për disa ditë në mënyrë që të lihet hapësirë për pastrim të thellë dhe për t’u siguruar që rreziku nga infektimi të mbesë i ulët”, thuhet më tej në letër.

Dy nga pacientët e tjerë kishin ardhur së voni nga Italia, ndërsa një tjetër është kthyer nga Azia, tha zyrtari shëndetësor, Chris Whitty.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka shkuar në 23.

Republika e Irlandës e raportoi rastin e parë të shtunën. Pacienti është një burrë që kishte qenë më parë në Itali, shkruan “Metro UK”.

Shumë shtete kanë marrë masa të rrepta për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Shtetet e Bashkuara së fundi morën vendim për ndalimin e udhëtimeve nga Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat