Macron dhe Erdogan bisedojnë për gjendjen në Siri

Evropë

Macron dhe Erdogan bisedojnë për gjendjen në Siri

Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:58
Macron dhe Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka biseduar në telefon me homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, në lidhje me zhvillimet e fndit në Idlib të Sirisë. Lajmin e bëri të ditur Zyra për Komunikim e presidencës turke.

Kjo zyrë njoftoi se dy udhëheqësit biseduan edhe për krizën e refugjatëve, çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, shkruan “Anadolu”.

Një njoftim gjithashtu thuhet se presidenti turk paralajmëroi veprime ushtarake kundër regjimit të Asadit dhe se e pret solidarizimin e qartë dhe konkret të NATO-s në këtë rast.

Erdogan tha se pret nga Franca dhe Evropa në përgjithësi që të ofrojë zgjidhje dhe përkrahje konkrete për personat e zhvendosur, duke i theksuar numrin e madh të refugjatëve sirianë në Turqi dhe lëvizjet e tyre drejt kufijve të BE-së.

Në anën tjetër, presidenti francez kërkoi që Rusia t’i ndërpresë menjëherë sulmet në Idlib.

Në orët e vona të së enjtes, 34 ushtarë turq u vranë dhe dhjetarë të tjerë u lënduan nga sulmet e ushtrisë siriane në Idlib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat