Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Angli

Evropë

Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Angli

Më: 1 mars 2020 Në ora: 15:06
Ilustrim

Edhe 12 pacient të tjerë kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar kështu numrin në 35 numrin e të prekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Kështu ka bërë të ditur sot, Departamenti i Shëndetësisë.

“Departamenti i Shëndetësisë në Angli ka njoftuar se 12 pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për covid-19, duke sjellë në 35 numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus”, shkruan Sky News në një postim në Twitter.

Ndryshe, nuk dihet nëse përhapësi i koronavirusit ka ardhur nga ndonjë vend i huaj, sidomos nga Italia, Koreja Jugore, Irani apo Japonia, ku janë shënuar më së shumti raste pas Kinës.

Këtë mëngjes, ministri i shëndetësisë, Edward Argar, refuzoi t’i komentonte raportimet se personi i parë me koronavirus e ka infektuar edhe mjekun e tij.

Rasti i ri erdhi pas përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit në pjesë të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Irlandën Veriore dhe Uellsin.

Deri më tash, asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat