Virusi paralizon turizmin, mbyllet një ndër simbolet e Parisit, avionët ngelen në tokë

Evropë

Virusi paralizon turizmin, mbyllet një ndër simbolet e Parisit, avionët ngelen në tokë

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:11
Paris

Përveç jetëve që po merr dhe njerëzve që po preken nga koronavirusi, epidemia më e keqe e këtyre viteve të fundit në botë po shkatërron dhe turizmin.

Muzeu i Louvre në Paris është mbyllur përkohësisht. Punonjësit u mblodhën një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme, për të diskutuar për emergjencën koronavirus në Francë.

Muzeu më i vizituar në Francë, një ndër pikat më turistike të Parisit, nuk dihet se kur do të hapet. Punonjësit kërkojnë garanci nga mjekët dhe eprorët.

Ndërkohë, Italia që është vendi i parë në Europë për numrin më të madh të të prekurve, mbi 1000, dhe të viktimave, 29, është ndër më të prekurat për turizmin, përveç emergjencës shëndetësore që ka pllakosur shtetin.

Shumë vende kanë marrë vendimin për mos të lejuar avionët të mbërrijnë dhe të ulen në Itali, si masa paraprake për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Rastet më të shumta në Europë, këto ditët e fundit, të dala positive me koronavirus, kanë pasur lidhje me Italinë, duke e shndërruar këtë vend në më të shmangurin për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat