Në Itali numri i të vdekurve nga coronavirusi shkon në 34

Evropë

Në Itali numri i të vdekurve nga coronavirusi shkon në 34

Më: 1 mars 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve dhe numri i të infektuarve nga coronavirusi po vazhdon të rritet në Itali.

Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 34, ndërsa më shumë se 1570 janë të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Të gjitha këto statistika janë thënë nga Angelo Borrelli, kreu i mbrojtjes civile në Itali.

Në përgjithësi, duke llogaritur edhe ata që janë rikuperuar, totali i atyre që kanë testuar pozitivisht me coronavirus që nga fillimi i shpalljes së gjendjes emergjente është 1.694.

Kujtojmë që coronavirus ka mbytur më shumë se 2.900 njerëz në mbarë botën, pjesa më e madhe në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat