Britania nuk gjen qetësi, goditet nga stuhia e katërt në më pak se një vit

Evropë

Britania nuk gjen qetësi, goditet nga stuhia e katërt në më pak se një vit

Më: 1 mars 2020 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Dennis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge. Erëra të forta prej 100km/h dhe rrebeshet e shiut prej më shumë se dy ditësh kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar. erëra të fuqishme që arrinin në mbi 100 kilometra në orë, dhe shumë zona janë përmbytur nga të reshurat e vazhdueshme të shiut.

Anglia Veriore, Uellsi i Veriut, Irlanda Veriore dhe Skocia janë të rrezikuara nga erërat e fuqishme dhe banorëve iu kërkohet të bëjnë kujdes gjatë daljeve të sotme, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditëve të fundit, Britania e Madhe është goditur nga Stuhia Ciara dhe Stuhia Dennis, që kanë shkaktuar dëme të mëdha, për të cilat po punohej që të rregulloheshin.

Për momentin, janë rreth 600 shtëpi dhe po aq biznese, që janë dëmtuar nga stuhia në Uells, ndërsa në rajonet e tjera dëmet janë më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat