Greqia bllokon 10 mijë migrantë në kufirin e Turqisë

Evropë

Greqia bllokon 10 mijë migrantë në kufirin e Turqisë

Më: 1 mars 2020 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Autoritetet greke kanë ndaluar afro 10 mijë migrantë që të kalojnë përtej kufirit tokësor nga Turqia.

Policia greke thotë se të paktën 500 njerëz, me shtatë anije, kanë arritur në ishujt grekë Lesbos, Samos dhe Chios, ku kampe për migrantët tashmë janë tepër të mbipopulluar, shkruan BBC.

Turqia është zotuar të hap dyert e saj për migrantët të udhëtojnë në BE.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se nuk mund të merret me sasinë e njerëzve që ikin nga lufta civile e Sirisë.

Vendimi i tij erdhi pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore në provincën Idlib në veri të Sirisë këtë javë.

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tha se ishte në “gatishmëri të lartë” në kufijtë e Evropës me Turqinë.

Turqia po pret 3.7 milionë refugjatë sirianë, si dhe migrantë nga vendet e tjera si Afganistani – por më parë i kishte ndaluar ata të largoheshin për në Evropë nën një marrëveshje të lidhur me ndihmën me BE-në.

Por Erdogan akuzoi BE-në për prishjen e marrëveshjes të bërë në vitin 2016, kur Ankaraja ra dakord të ndihmojë në forcimin e kufirit jug-perëndimor të BE-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat