“Ne jemi një vend i fortë”, kryeministri italian Giuseppe Conte videomesazh popullit

Evropë

“Ne jemi një vend i fortë”, kryeministri italian Giuseppe Conte videomesazh popullit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:48
Giuseppe Conte

Pas nënshkrimit të dekretit qeveritar i cili parashikon masa të tjera shtesë në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi, Kryeministri italian Giuseppe Conte dje në mbrëmje, përmes një videomesazhi iu drejtua popullit italian.

"Nuk është hera e parë që vendi ynë është përballur me emergjencë kombëtare. Por ne jemi një vend i fortë që nuk heq dorë dhe kjo është në ADN-në tonë. Ne po përballemi me sfidën e koronavirusit, një sfidë që nuk ka ngjyrë politike dhe e cila duhet të bashkojë të gjithë kombin.

Kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet me angazhimin e të gjithëve: qytetarëve dhe institucioneve, shkencëtarëve, mjekëve, punonjësve shëndetësorë, mbrojtjes civile, zbatimit të ligjit. Italia  është thirrur të bëjë pjesën e saj në këtë situatë të rëndë globale. Ne jemi në të njëjtën varkë, kushdo që ka timonin ka edhe detyrën të tregojë rrugën, duhet të bëjmë një përpjekje shtesë, duhet ta bëjmë atë së bashku. Kur gjithçka të mbarojë italianët do të jenë krenarë", shprehet Conte në videomesazhin e tij.

Këto fjali lexohen mes rreshtave të videomesazhit të kryeministrit italian Giuseppe Conte drejtuar gjithë popullit për emegjencën e koronavirusit, i cili çoi në vendimin për mbylljen e shkollave deri në 15 mars.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e BE, Conte tha se Europa duhet të mbështesë përpjekjet titanike të Italisë dhe kërkoi të aprovojë fleksibilitin buxhetor që do të nevojitet për të mbështetur familjet dhe bizneset. Ai shpalli gjithashtu një plan të jashtëzakonshëm të punëve publike dhe nevojën e inejktimit në ekonomi të shumave të reja fimanciare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat