Treni del nga shinat në Francë, 20 të lënduar – shoferi dërgohet me helikopter në spital

Evropë

Treni del nga shinat në Francë, 20 të lënduar – shoferi dërgohet me helikopter në spital

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat të enjten, derisa po udhëtonte nga qyteti lindor i Strasburgut në Paris.

Sipas mediave të huaja,si pasojë e aksidentit u lëndua shoferi dhe 20 të tjerë, thanë operatori shtetëror hekurudhor SNCF dhe autoritetet lokale.

Shoferi u evakuua me helikopter pas aksidentit pranë Ingenheim, rreth 30 kilometra në veri-perëndim të Strasburgut.

Treni ishte akoma i paprekur por lokomotiva ishte mbështetur në anën e saj dhe të paktën dy vagonë të tjerë ishin gjithashtu jashtë shinave.

Punëtorët e shpëtimit mbërritën menjëherë pas aksidentit, i cili ndodhi rreth 20 minuta pasi treni u largua nga Strasburgu në 7:19 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat