Mbi 150 raste të reja me coronavirus brenda një dite në Gjermani

Evropë

Mbi 150 raste të reja me coronavirus brenda një dite në Gjermani

Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:02
Foto

Coronavirusi po përhapet aq shpejt në Gjermani saqë sipas raportimeve autoritetet nuk mund të vazhdojnë më me llogaritjen!

Shifrat nga shtetet federale tregojnë se më shumë se 400 njerëz në Gjermani kanë kontraktuar tashmë SARS-CoV-2.

Ndërsa thuhet se ka pasur të paktën 150 infeksione të reja në 24 orët e fundit, përcjellë Klan Kosova.

Mëngjesin e së enjtes siç shkruan Bild.de, konkretisht në 10:00 të paradites, Instituti Robert Koch raportoi 349 persona të infektuar, përfshirë 175 vetëm në North Rhine-Westphalia.

Por në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisënë North Rhine-Westphalia regjistroi tashmë 230 raste.

Instituti Robert Koch citon situatën si ‘’shumë dinamike’’ dhe shtetet federale gjithashtu duhet të luftojnë me këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat