Pritje në “fund të botës”: Emigrantët shpresojnë të hyjnë në Evropë

Evropë

Pritje në “fund të botës”: Emigrantët shpresojnë të hyjnë në Evropë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:47
Foto Ilustrim

Një familje siriane me shtatë pjesëtarë, e zhvendosur kushedi sa herë, përfundoi në një pyll të zymtë të Turqisë, ku i ndante vetëm një lum nga Greqia.

Premtimi i kufirit të hapur ishte tashmë një mit.”Në momentin që u largova nga shtëpia për të ardhur këtu, i lashë të gjitha në dorë të Zotit”, tregon Hana, 30 vjeçe.

Edhe pse gjatë pesë viteve të fundit ka qenë në lëvizje, familja e saj është përpjekur të rikrijojë ndjesinë e shtëpisë.Me origjinë nga qyteti bregdetar sirian, Latakia, ata u larguan për në rajonin mesdhetar turk, Kahramanmaras dhe e gjetën veten të bllokuar në brigjet e fshatit, Doyran.

Liria dukej shumë afër, vetëm pak përtej lumit Meric, i njohur si Evros në Greqi.Faza e fundit e kërkimit për siguri i solli ata në Edirne, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, përmes Stambollit. Vetëm taksia kushtoi 4 000 lira (660 dollarë).

Por, ndërsa Turqia e mbajti premtimin kërcënues për të hapur kufijtë perëndimorë për migrantët, Europa ka qenë e vendosur në parandalimin e hyrjeve të reja.

”Nuk na kanë mbetur shumë para’. Nëse askush nuk vjen të na marrë, do të ecim më këmbë deri në Europë”, thotë bashkëshorti i Hanës, Hussam al-Hurdan, 38 vjeç.

Ai foli nën hijen që lëshonte një tabelë me të kuqe që tregonte një roje me armë dhe shkrimi me të zezë të theksuar, ku lexohej “Zonë e ndaluar”.

Shumica e lëvizjes së migrantëve nga Turqia në kufijtë veriperëndimorë të saj, duket se ishin të organizuara me autobusë, furgonë dhe makina, që vinin rregullisht nga Stambolli.

Disa të tjerë, si Waqari nga Lahore i Pakistanit, pagoi 200 dollarë për taksinë.Pavarësisht arsyeve për t’u larguar nga Turqia, ata zbuluan se udhëtimi i tyre mbaronte në Edirne.

Të gjithë përsërisin të njëjtën fjali: ”Dëgjuam se kufiri ishte hapur, prandaj erdhëm”.Deri tani grupi më i madh, i përbërë nga mijëra migrantë, ndodhet në Pazarkule, pranë Greqisë.

”Po e përgatisin si një qytet të vogël. Ose si Zaatari”, u shpreh një jordanez duke iu referuar kampit më të madh të refugjatëve në Jordani, që u hap në 2012. Ndërsa ai fliste, kaloi një kamion që mbante tualete.

Tridhjetë e tre vjeçari, i cili nuk dëshironte që emri t’i bëhej publik, tha se gjatë shtatë muajve të fundit kishte planifikuar të shkonte në Europë.

Ai la pas një familje të madhe prej 35 pjesëtarësh, pa i dhënë lamtumirën. Gjithashtu tha se Jordania ishte bërë e pajetueshme nga fluksi i refugjatëve sirianë.

I irrituar nga çfarë refugjatët i kishin bërë vendit të tij, pas rritjes së kostos së jetesës, ai vendosi të bëhej vetë një i tillë.“Në Europë ka mundësi për të mbijetuar. Në botën arabe nuk ka liri. Do të pres këtu derisa të kaloj”, shtoi ai.

Vendimi i Ankarasë për të hapur dyert pasoi vdekjen e dhjetëra trupave të saj nga një sulm ajror në provincën e Idlibit, ku një konflikt shkaktoi një eksod prej rreth një milion sirianësh në kufirin jugor të Turqisë.

Në mesin e 3,6 milionë migrantëve, të cilët Turqia ka vite që i mban, gjenden shumë sirianë dhe disa mbërritën së fundmi nga Idlibi. Por, ka edhe migrantë nga Pakistani, Afganistani, Somalia, Kenia, Irani, Iraku, Bangladeshi dhe Nigeria.

Më shumë se një orë me makinë nga Pazarkule, afër vendkalimit të shkretë kufitar Ipsala, rreth 50 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut presin jashtë një ndërtese.

Zakaria, 45 vjeç, është mjek nga Deir al-Zour, në Sirinë Lindore. Katër vjet në Turqi e testuan durimin e tij. Ai shpresonte të hapte një qendër shëndetësore në Stamboll, por iu tha se i nevojitej licencë turke.

Ai, me gjashtë fëmijë dhe me motrën 40 vjeçe, arritën një muaj më parë në Idlib.”Nuk isha këtu në vitin 2015 kur u hapën kufijtë. Kjo është mundësia jonë e fundit”, tha ai.

Waqar, një tjetër migrant, i cili ndodhet jashtë ndërtesës së bashku me shtatë pakistanezë, tha se kishin arritur të kalonin në anën greke, por policia i kishte goditur dhe u kishte marrë telefonat, paratë dhe veshjet, para se t’u griste dokumentet.

“Ndodhemi këtu prej pesë ditësh. Duket si fundi i botës. Nuk do të kthehemi në Stamboll. Nëse Turqia nuk na dërgon dot në Europë, përse nuk na vrasin dhe të na dërgojnë të gjithëve në Pakistan?”, shtoi ai.

Ata që kishin mbetur pa telefona thanë se ndiheshin të izoluar dhe pa një drejtim se ku të shkonin. Nuk kishte mënyrë si ta dinin ku ndodheshin, sa larg ishte kufiri ose nëse ishte i hapur. Nuk lidheshin dot me familjet ose të hynin në grupet e komunikimit në WhatsApp, Facebook dhe Telegram.

“Ka ndërruar mendim presidenti turk Recep Tayyip Erdogan? A do të hapet ndonjëherë kufiri. Çfarë thuhet në lajme?”, pyeti një i ri pakistanez.

E ndodhur në lumin Meric, Iman Aubtini, 39 vjeçe, thotë se së bashku me familjen udhëtuan për në Edirne me disa makina të qeverisë turke.

“Na mblodhën në një vend, pa pasur ide se ku do të shkonim ose çfarë të bënim. Menduam se ishim të sigurt”, shtoi ajo.

Ajo nuk e mban mend sa gjatë ecën, por u kapën në kufi nga policia greke.

“Ata rrahën burrat dhe kontrolluan gratë me duar”, tha Aubtini.

Edhe qëndrimi në lumin Doyran ishte i përkohshëm, sepse forcat turke të sigurisë urdhëruan largimin e refugjatëve.

Familja al-Hurdan nga Latakia u shpreh se ecën disa orë gjatë natës për në Pazarkule.

Hana shtoi se dy vajzat e saj ishin të rraskapitura.

Përmes familjaritetit që vjen nga gjuha, ata të gjithë ndajnë me njëri-tjetrin historitë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat