Media më e madhe greke fton diasporën e saj të votojë Biden

Evropë

Media më e madhe greke fton diasporën e saj të votojë Biden

Nga: Fitim Dika Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:58
Joe Biden

Pak kush e mendonte, por Joe Biden është kthyer papritur në favoritin e garave presidenciale kundër kandidatin tjetër demokrat Berni Sanders. Kjo edhe për shkak se të gjithë garuesit e tërhequr kanë mbështetur Biden dhe jo Sanders që etiketohet nga një pjesë e madhe si “socialist”, një term mjaft i padëshiruar në SHBA.

Mendohet që edhe ish presidenti Barack Obama, që deri tani ka qëndruar neutral, do asistojë në garat e radhës për të ndihmuar Biden, sëpaku në rast se jo direkt, sëpaku indirekt. Kjo lidhet edhe me bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës 2008-2016.

Për këtë është gëzuar edhe media më e madhe greke Kathimerini, e cila e paraqet Biden si një filo-grek dhe me lidhje të fuqishme me lobin greko-amerikan.

“Kandidimi i Biden është i rëndësishëm për Greqinë dhe Qipron. Biden është ndër të paktë politikanë amerikan që ka asisituar në ndihmën e Greqisë për 36 vjet në Senat dhe si zv.president për tetë vjet. Kanalet e komunikimit me komunitetitn greko-amerikan janë të hapur dhe mjaft të rëndësishme për të sjellur prova efektive,” shkruan Kathimerini, përcjell botasot.info.

Më tutje media greke u bën thirrje të gjithë diasporës greke që të mobilizohen dhe të mbeshtesin masovikisht Biden. 

“Është koha tani. Hellenizmi në Greqi dhe Qipro ka nevojë për kandidaturën e Biden. Asnjëri nuk do zgjidh problemet tona, asnjëri nuk do luftojë për ne, por askush s’mund ta mohojë rëndësinë e përzgjedhjes së njeriut të parë të shtetit më të fuqishëm, njëri që është i ndjeshëm ndaj çështjes greke prej gati gjysëmshekulli,” shkruan më tutje media më e madhe greke.

Në fund artikulli irinizon Erdoganin dhe Trumpin, duke shkruar se “Biden nuk do lidh demokracinë amerikane me liderë autoritarë duke i quajtur ata si shok personalë.”/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat