Serbia konfirmon rastin e parë me coronavirus  

Evropë

Serbia konfirmon rastin e parë me coronavirus  

Më: 6 mars 2020 Në ora: 12:45
Foto Ilustrim

Serbia raporton rastin e saj të parë me coronavirus, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.

Sipas mediave të huaja,bëhet fjalë për një burrë 43-vjeç nga Subotica.

“I infektuari gjendet në karantinë, ndërsa nuk ka asnjë problem serioz shëndetësor”, ka thënë Lonçar.

Raportohet se i prekuri udhëtonte shpesh në Hungari me motrën e tij, e cila kishte simptoma të infeksionit të frymëmarrjes.

“Nuk keni nevojë të frikësoheni, kërkojmë nga të gjithë qytetarët të zbatojnë rekomandimet, ndërsa Serbia është plotësisht e përgatitur”, u shpreh Lonçar.

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Torlak, deri më tani 60 persona janë testuar në Serbi, ndërsa epidemiologu Predrag Kon ka deklaruar se rastet e tjera mund të shfaqen edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat