Koronavirusi në Greqi, rritet numri i të prekurve

Evropë

Koronavirusi në Greqi, rritet numri i të prekurve

Më: 6 mars 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Përpos Italisë, koronavirusi duket se po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë fqinj jugor, në Greqi.

Autoritetet helene kanë zbuluar edhe 14 raste të reja me këtë virus.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore greke kanë thënë se në total janë zyrtarisht 45 raste të evidentuara të njerëzve të prekur nga koronaviriusi.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se një ndalim për tubime publike do të mbetet në fuqi në tre rrethe në jug-perëndim të vendit dhe shkollat në të njëjtën zonë do të mbeten të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Një prej pacientëve, një burrë 66-vjeçar që ishte kthyer kohët e fundit nga një pelegrinazh në vendet fetare në Izrael dhe Egjipt, tha më tej zyrtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat