Fjalimi emocionues i kryeministrit të Italisë: Qëndroni në shtëpi, duhet ta bëjmë këtë për të mirën e vendit

Evropë

Fjalimi emocionues i kryeministrit të Italisë: Qëndroni në shtëpi, duhet ta bëjmë këtë për të mirën e vendit

Më: 9 mars 2020 Në ora: 22:41
Giuseppe Conte

Masat ndaj koronavirusit do të shtrihen në të gjithë Italinë, thotë kryeministri Giuseppe Conte.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar se i gjithë vendi do të vendoset në mbyllje – pasi koronavirusi po shpërndahet jashtëzakonisht shumë në shtetin e tyre.

E gjithë Italia tani do të jetë zonë e kuqe dhe do të mund të lëvizet vetëm për motive pune me autorizim apo për motive shëndetësore.

“Zakonet tona duhet të ndryshojnë, duhet të ndryshojmë tani, të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka për të mirën e Italisë,” thotë Conte, duke shtuar se masat do të hyjnë në fuqi ditën e martë.

“Unë do të qëndrojë në shtëpi. Dekreti i ri hyn në fuqi nga nesër në mëngjes. Ndalohen ceremonitë mortore dhe dasmat”, përfundoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat