Kremlin thotë se Trump nuk po vijë në Moskë për Ditën e Fitores

Evropë

Kremlin thotë se Trump nuk po vijë në Moskë për Ditën e Fitores

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:37
Vladimir Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të shkoi në Moskë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, tha Kremlin të martën.

Rusia e ka ftuar vazhdimisht Trump që të vizitojë Moskën në 75 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore - festa më e rëndësishme e vendit. Trump tha se vitin e kaluar ai e vlerësoi ftesën, por nuk ishte i sigurt nëse ai mund të shkonte pasi festimi bie "në mes të sezonit politik".

"Nëpërmjet kanaleve diplomatike, ne kemi marrë informacione se presidenti (Sh.B.A) nuk do të vijë," u tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se mbetet e paqartë kush do të përfaqësojë SH.B.A në Ditën e Fitores në Moskë, raporton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat