Ka shpresë, Kroacia frenon virusin: pacienti shërohet!

Evropë

Ka shpresë, Kroacia frenon virusin: pacienti shërohet!

Më: 13 mars 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Kroacia njoftoi të enjten për shërimin e një pacienti nga koronavirusi. “Një i ri që është diagnostikuar me koronavirus më 26 shkurt, është lëshuar nga Klinika e Sëmundjeve Infektive ‘Dr Fran Mihajleviq’, në Zagreb”, tha në një konferencë për shtyp ministri kroat i Shëndetësisë, Veli Berosh, I cituar nga REL. I riu  rezultoi  negativ në dy teste të njëpasnjëshme për koronavirus dhe tani është në kujdes shtëpiak, shtoi ai.

Autoritetet po ashtu lane te kuptohet se ka nje lloj  frenimi te infektimeve te reja, dhe duket kjo i detyrohet masave te ashpra dhe izolimit te forte.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen e identifikuar si COVID-19, besohet se e ka origjinën në Kinë.Pas shfaqjes së rasteve të para atje në muajin dhjetor, edhe dhjetëra vende të botës kanë raportuar të tilla. Në mesin e vendeve të goditura më rëndë në Europë është Italia. Nga vendet e Ballkanit, aktualisht vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.Sipas shifrave të fundit, mbi 4,600 njerëz kanë humbur jetën nga Covid 19.Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 126,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat