Bashkëshortja e kryeministrit të Spanjës infektohet nga koronavirusi - Bota Sot
Bashkëshortja e kryeministrit të Spanjës infektohet nga koronavirusi

Evropë

Bashkëshortja e kryeministrit të Spanjës infektohet nga koronavirusi

Më: 15 mars 2020 Në ora: 20:35
Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez

Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët spanjollë.

Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por gjendja shëndetësore e  kryeministrit dhe Begonas ishte optimale.

Spanja të shtunën njoftoi se do të mbyllë gjithë vendin, pasi numri i rasteve të diagnostikuar tejkaloi shifrën 6 mijë.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Një shumicë e madhe e të infektuarve shërohen nga kjo sëmundje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat