Italianët paralajmërojnë që të moshuarit nuk do të marrin trajtim mjekësor

Evropë

Italianët paralajmërojnë që të moshuarit nuk do të marrin trajtim mjekësor

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Italianët të cilët janë të prekur me koronavirus dhe që janë mbi moshën 80 vjeçare, nuk do të marrin trajtim mjekësor, nëse përkeqësohet  gjendja, sipas planit emergjent të propozuar në Torino.

Planet e hartuara nga zyrtarët e mbrojtjes civile paralajmërojnë se dokumenti, të cilin e ka parë Daily Telegraph, propozon që këto kritere “duhet të përfshijnë moshën më të vogël se 80”,  nëse ka shumë pacientë.

Kjo i bie që mjekët  tashmë do të marrin vendime për jetën ose vdekjen, lidhur me atë se kush mund të trajtohet dhe kush mund të lihet në mënyrë të efektshme për të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat