Covid-19/ Shënohet viktima e dytë në Turqi, 191 të prekur - Bota Sot
Covid-19/ Shënohet viktima e dytë në Turqi, 191 të prekur

Evropë

Covid-19/ Shënohet viktima e dytë në Turqi, 191 të prekur

Më: 19 mars 2020 Në ora: 06:49
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191.

“Humbën një pacient 61-vjeçar të gjinisë mashkull. Lus Allahun ta mëshirojë”, tha Koca në një postim në Twitter. Ai njoftoi se janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 191.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat