E dhimbshme! Në morg nuk ka vend për viktimat e Covid-19 në Itali; trupat transportohen me kamionë ushtarakë!

Evropë

E dhimbshme! Në morg nuk ka vend për viktimat e Covid-19 në Itali; trupat transportohen me kamionë ushtarakë!

Më: 19 mars 2020 Në ora: 12:46
Trupat transportohen me kamionë ushtarakë!

Çdo ditë e më e trishtë po bëhet situata në Itali teksa koronavirusi po tregohet i pamëshirshëm dhe lufta me të nuk është aspak e lehtë.
Numrin e madh të të indektuarve spitalet e kanë të pamundur ti përgjigjen dhe fatkeqësisht tragjedia ka arritur deri ty sa bluzave të bardha ju duhet të zgjedhin kë të shpëtojnë, e kë të lënë në dorë të Zotit.


Ajo çfarë e bën edhe më tragjike këtë epidemi është edhe mënyra se si viktimat përcillen në banesën e fundit; pa ansjē familjar pranë që tu luten për shpirtin e tyre e tu japin lamtumirën e fundit.


Ditën e djeshme një pamje e dhimbshme ka përshkruar rrugët e Bergamos, teksa dhjetëra kamionë ushtarakë njësoj si në luftë marshuan në qytet, por me ndryshimin se në këto automjete luftarake nuk kishte ushtarë trima, por të pafatët, që ranë pre e Covid-19.


Morgu i qytetit nuk ka më vend dhe në këtë mënyrë, kamionët kanë transportuar trupat për në banesën e fundit!

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës, me 35 mijë të prekur dhe gati 3 mijë të vdekur. Në këtë situatë të rëndë në vendin fqinj, autoritetet italiane kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës.
Më shumë se 70% e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç. Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat