Londra me ndërprerje të madhe të ujit

Evropë

Londra me ndërprerje të madhe të ujit

Nga: E.B. Më: 19 mars 2020 Në ora: 14:22
Ilustrim

Rreth 25,000 shtëpi janë pa ujë në të gjithë Jug-Perëndimin dhe Londrёn Perёndimore.

Kjo vjen si pasojë sepse njerëzit në të gjithë vendin janë të izoluar brenda shtëpisë për të shmangur kapjen ose përhapjen e koronavirusit, qoftë nga vetë-izolimi ose marrja e masave ekstreme të distancimit të këshilluara nga Boris Johnson.

Mungesa paraqet një rrezik të madh shëndetësor rreth përkeqësimit të pandemisë, ndërkohë shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit këshillojnë që larja e duarve rregullisht mund të ju mbrojë nga infektimi me sëmundjen vdekjeprurëse.

Thames Water konfirmoi se ka presion të ulët ose nuk ka ujë në disa kode postare të Jug-Perëndimit dhe Londrёn Perёndimore si dhe tha se inxhinierët ishin në rrugën e tyre për të hetuar problemin.

Disa njerëz kanë raportuar se kanë mungesë në energji elektrike dhe ujë prandaj kanë shprehur thirrje për ndihmë në mediat sociale. Një person kishe shkruar në tweeter:

“Disa mijëra shtëpi në Londrёn Perёndimore përfshirë edhe shtëpinë time nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe as energji elektrike që nga sot në mëngjes. Kjo është një thyerje e besimit nga ana jonë për këdo që është përgjegjës”.

Të dy Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe NHS kanë këshilluar njerëzit që të lajnë duart siç duhet për të shmangur kapjen e koronavirusit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes, transmeton Bota Sot.

Sipas uebfaqes NHS ja kur duhet të lani duart:

Pas përdorimit të tualetit

Para dhe pas trajtimit të ushqimeve të papërpunuara si mishi dhe perimet

Para se të hani ose të përdorni ushqim

Pasi të keni fryrë hundën, teshtitni ose kolliteni

Para dhe pas trajtimit të një prerje ose plage

Pas prekjes së kafshëve, përfshirë kafshët shtëpiake, ushqimin e tyre dhe pasi pastroni kafazet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat