Qeveria mbyll sot baret, restorantet/ Nuk “binden” britanikët, festë dhe alkool gjithë natën

Evropë

Qeveria mbyll sot baret, restorantet/ Nuk “binden” britanikët, festë dhe alkool gjithë natën

Më: 21 mars 2020 Në ora: 09:04
Ilustrim

Britanikët në të gjithë vendin vendosën të shijonin një gotë të fundit në bare ose restorante, pasi mbrëmë Boris Johnson ka dhënë urdhrin e mbylljes e tyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Kryeministri, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, tha se ambientet sociale që përfshijnë teatro, kinema, palestra dhe qendra sportive duhet të mbyllen sa më shpejt të munden, dhe që prej ditës të sotme duhet të jenë të gjitha të mbyllura.

Por mesa duket britanikët nuk i morën edhe aq seriozisht këshillat e qeverisë, teksa pinë alkool dhe kërcyen gjithë natën, pavarësisht numri i vdekjeve nga koronavirus u rrit nga 40 këtë të premte në 177, dhe numërohen mbi një 4.000 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat