Në Turqi, 12 të tjerë vdiqën nga Covid-19 – numri i të infektuarve u rrit nga 277 në 947

Evropë

Në Turqi, 12 të tjerë vdiqën nga Covid-19 – numri i të infektuarve u rrit nga 277 në 947

Më: 21 mars 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Turqi është rritur nga nëntë në 21 në 24 orët e fundit, dhe numri i infeksioneve të identifikuara ka kërcyer në mënyrë dramatike nga 277 në 947, njoftoi ministri turk i shëndetësisë.

Ministri Fahretin Koca tha se 2953 teste të coronavirusit janë kryer në Turqi në 24 orët e fundit, shkruan The Guardian.

“Ne paralajmërojmë të moshuarit tanë. Rreziku i vdekjes rritet me moshën”, shtoi ai.

Turqia të shtunën vendosi një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarët e saj mbi 65-vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Turqia gjithashtu ndaloi përkohësisht uljet e avionëve nga 46 vende të tjera të shtunën.

Vendi tashmë ka ndaluar fluturimet nga 22 vende.

Ndalimi i ri për fluturimet përfshin gjithashtu Kanadanë dhe pjesën veriore të Qipros.

Më parë, Turqia kishte mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ndaloi lutjet në masë në xhami dhe piknikët në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat