Infermierja britanike dyshohet se vrau veten – punonte në kujdesin intensiv me pacientët me coronavirus - Bota Sot
Infermierja britanike dyshohet se vrau veten – punonte në kujdesin intensiv me pacientët me coronavirus

Evropë

Infermierja britanike dyshohet se vrau veten – punonte në kujdesin intensiv me pacientët me coronavirus

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një infermiere në një spital në Londër që trajtonte pacientët me coronavirus raportohet të ketë vrarë veten në vendin e punës.

Sipas The Mirror, 20-vjeçarja thuhet të ketë punuar në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Kolegjit King, ndërsa u gjet pa ndjenja të hënën pasdite.

Dyshimet lindin se e njëjta mund të ketë marrë mbidozë.

“Pacienti ishte duke u trajtuar mirëpo më vonë vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë.

Megjithëse raportohet se viktima ishte personel në spital, policia nuk e konfirmoi rolin e saj.

Spitali i Londrës në jug, deri më tani ka raportuar tetë të vdekur me coronavirus, të gjithë nga njësia e kujdesit intensiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat