Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares, ky është mesazhi i familjarëve të saj - Bota Sot
Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares, ky është mesazhi i familjarëve të saj

Evropë

Koronavirusi i merr jetën 21 vjeçares, ky është mesazhi i familjarëve të saj

Nga: M.L Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:57
Chloe Middleton

Një vajzë 21-vjeçare pa sëmundje kronike ka vdekur nga koronavirusi, thanë familja e saj.

Chloe Middleton besohet të jetë viktima më e re në Mbretërinë e Bashkuar, pa asnjë problem ekzistues mjekësor, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot” .

Familja e saj tha se kjo duhet të shërbej si një thirrje vetëdijësimi që njerëzit ta marrin seriozisht pandeminë Covid-19.

Nëna Diane Middleton shkroi në Facebook: "Për të gjithë njerëzit atje që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutemi mendoni përsëri. Po flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi virus ka marrë jetën e vajzës time 21-vjeçare."

Familja, nga High Wycombe, Buckinghamshire, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda për të ndaluar përhapjen e virusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat