Britania planifikon të ofrojë kryerjen e testëve në shtëpi për koronavirus

Evropë

Britania planifikon të ofrojë kryerjen e testëve në shtëpi për koronavirus

Më: 25 mars 2020 Në ora: 18:11
Ilustrim

Një pajisje për kryerjen e testit për koravirus në 15 minuta dhe në kushte shtëpie do të jetë në dispozicion brenda pak ditësh për britanikët.

Mijëra teste do të shiten në farmaci se do të dërgohen përmes Amazonit për njerëzt me simptoma, të cilët janë në vetizolim.

Profesori Sharon Peacock, drejtor i Shërbimit Kombëtar për Infeksione, u ka thënë deputeëve se sapo të qartësohet gjithcka rreth këtyre testeve, ato do t’i jepen komunitetit.

Sekretari për Shëndetësi, Matt Hancock, ka thënë se Qeveria ka blerë miliona teste të martën dhe ka porositur miliona të tjerë.

Ky test përfshin cpuarjen e gishtit dhe vendsosjen e analizës së gjakut në një pajisje që duket se test i shtatëzënisë. Testi do të tregojë nëse një person është i infektuar me virusin COVID-19, por jo kohën kur jeni infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat