Në Mal të Zi rritet bilanci i të prekurve me koronavirus

Evropë

Në Mal të Zi rritet bilanci i të prekurve me koronavirus

Më: 25 mars 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka konfirmuar se sot janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja në këtë vend me koronavirus, duke ngritur numrin e përgjithshëm në 54.

"Ka 6.356 persona nën mbikëqyrje shëndetësore në Mal të Zi", thuhet në deklaratë, transmeton RTCG.

Qendra Klinike e Malit të Zi trajton 11 pacientë me koronavirus, nëntë prej të cilëve janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe dy në Klinikën e Brendshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat