Rritet bilanci/ 59 të vdekur dhe 2433 të infektuar nga Covid-19 në Turqi - Bota Sot
Rritet bilanci/ 59 të vdekur dhe 2433 të infektuar nga Covid-19 në Turqi

Evropë

Rritet bilanci/ 59 të vdekur dhe 2433 të infektuar nga Covid-19 në Turqi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 59.

“Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5.035 testeve. 561 janë diagnostikuar, 15 pacientë kanë humbur jetën”, tha Koca në një njoftim në Twitter.

“Deri më sot kemi humbur 59 pacientë. Numri i përgjithsëm i pacientëve është 2.433. Shifrat nuk e shprehin dhimbjen për humbjet dhe shqetësimin. Të përpiqemi të jetojmë me zero rrezik. Masat na lidhin me jetën”, ka shtuar ministri turk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat