“Më shpëton në të mbathura e nuk shkoj në tualet, por vazhdoj punën”/ Conte i përgjigjet letrës së infermieres

Evropë

“Më shpëton në të mbathura e nuk shkoj në tualet, por vazhdoj punën”/ Conte i përgjigjet letrës së infermieres

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:21
Giuseppe Conte

Kryeministri Giuseppe Conte i është përgjigjur letrës së infermieres Michela Venturi, e cila punon në spitalin Senigallia që bëri bujë këto ditë ne mediat italiane.

Dhe këtë kryeministri e bëri nga podiumi më i rëndësishëm, Dhoma e Deputetëve: “Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“.

Në një postim në Facebook ajo shkruante: “Puna ime vlen më shumë se 100 euro”, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte për shpërblim për muajin mars.

Kryeministri gjatë fjalës në 25 Marsit tha se donte të falënderonte përpjekjet dhe angazhimin me të cilin përballen punonjësit e shëndetit dhe mjekët ditët e fundit, ndërsa lexoi letrën nga infermierja nga Senigallia, e cila tregon për luftën e saj kundër “virusit të mallkuar” me turne që shkojnë nga 7 deri në 10 orë, të ushqyerjes së keqe për shkak të stresit të tepruar dhe frikës së saj.

“E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk dorëzohem.

E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat