Italia regjistron rënien e konsumit prej 52 miliardë eurove pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Evropë

Italia regjistron rënien e konsumit prej 52 miliardë eurove pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:18
Foto Ilustrim

Me mbylljen e sektorit të prodhimit dhe mbylljes së sektorit të shërbimeve, të tilla si tregtia, turizmi, shërbimet, transporti dhe profesionet dhe me perspektivën se kjo situatë do të vazhdojë edhe më gjatë me kalimin e kohës, rënia e konsumit mund të arrij deri në 52 miliardë euro.

Confcommercio e vlerëson atë duke e konsideruar “realiste hipotezën e rihapjes së vendit vetëm në fillim të muajit tetor”.

Sektori i vetëm në rritje është sektori i produkteve ushqimore me një rritje prej 4.2 për qind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019.

Kurse një kolaps pritet sidomos për transportin me 12.7 për qind, hotelet dhe restorantet me 21.6 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat