Deputeti italian shpërthen në lot: Nuk kemi ku t’i çojmë viktimat

Evropë

Deputeti italian shpërthen në lot: Nuk kemi ku t’i çojmë viktimat

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:03
Daniele Belotti

Një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, pak ditë më parë, ndërsa fliste në parlament, nuk mundi ti përmbante lotët.

Çdo ditë, vdesin tetë persona që unë personalisht i njoh, por tani, Bergamo duhet të ringrihet – thotë ai. Dhe videoja e fjalës së tij, është bërë virale.

Është një moment dramatik për tokën time, po humbasim gjyshërit tanë. Nuk dimë më ku ti çojmë të vdekurit – thotë deputeti nga Bergamo. Ndjej shumë trishtim, dhe dhimbje, kur shoh se si po e përballojnë njerëzit e mi, një tragjedi të tillë.

Kush e njeh- shkruajnë mediat italiane, nuk e ka parë kurrë me sy të përlotur.

“Është e vërtetë”, thotë vetë ai, “nuk jam tip që qaj. Deri më tani më kish ndodhur që të prekesha nga gëzimi, vetëm për rezultatet e Atalantës, përveç çështjeve private, por tani, është diçka krejt tjetër…”

Qyteti i Bergamos, është shndërruar në fakt në epiqendër të koronavirusit në Itali. Pamjet që vinin nga ky qytet, me spitalet e tej ngarkuara dhe me trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin, kanë tronditur jo pak. Të prekurit në qytet mendohet se janë nga 17 deri në 23 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat