Koronavirusi/ Britania shtyn afatin e vizave për qytetarët që kanë mbetur

Evropë

Koronavirusi/ Britania shtyn afatin e vizave për qytetarët që kanë mbetur

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:47
Britania shtyn afatin e vizave për qytetarët që kanë mbetur

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel ka njoftuar se shtetasit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do t’ju zgjatet viza.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për këdo që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo do të zgjasë deri më 31 maj por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Brenda UKVI (United Kingdom Visas and Immigration) është krijuar një ekip i dedikuar lidhur me COVID-19 për ta bërë procesin sa më të thjeshtë që të jetë e mundur. Cdokush në këtë situatë duhet vetëm të kontaktojë këtë ekip, përmes kësaj adrese emaili [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar dhe ato do të zgjaten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat