Punonjësja e shëndetësisë nuk i mban dot lotët, e gjithë lagjia e duartroket

Evropë

Punonjësja e shëndetësisë nuk i mban dot lotët, e gjithë lagjia e duartroket

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:54
Tayla Porter

Një punonjëse ambulance ka shpërthyer në lot pasi të gjithë banorët e një lagje e kanë duartrokitur për punën e palodhshme që po bën me të infektuarit me koronavirus.

Tayla Porter nga Britania do të nisej për në spitalin ku punon kur u përball me duartrokitjet e njerëzve teksa shkonte për tek makina e saj.

Siç raporton e përditshmja britanike Daily Mail, ndihmës mjekja 22-vjeçare u surprizua dhe nuk arriti të përmbante lotët teksa nëna, babai dhe motra po e shihnin.

Pasi disa njerëz kishin postuar në forumin lokal të fshatit të familjes për t’u bashkuar me duartrokitjet për punonjësit e shëndetësisë në orën 8 të darkës, nëna Ali i tha fqinjëve që vajza do të linte punën në 4 të pasdites.

Përveç duartrokitjeve, Tayla gjeti edhe një kek të përgatitur në shtëpi sipër makinës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat