Merkel-gjermanëve: Nga thellësia e zemrës, ju falënderoj

Evropë

Merkel-gjermanëve: Nga thellësia e zemrës, ju falënderoj

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:19
Kancelarja Angela Merkel

Kryeministri shqiptar Edi Rama shënoi një tjetër pikë të ulët në komunikimin e krizës, kur sulmoi me mllef qytetarët shqiptarë.

Por teksa Edi Rama është i vetmi në Europë që fyen dhe ofendon popullin e tij, ja çfarë ndodh në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel, e vendosur në karantinë pas kontaktit me mjekun e saj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, ka shpërndarë një mesazh audio. 65-vjeçarja i falenderoi qytetarët për zbatimin e rregullave të distancimit social.

“Nga thellësia e zemrës, ju falenderoj,” tha ajo.

Megjithatë, ajo i ftoi sërish gjermanët të kenë durim. Sipas saj, ende nuk dihet se kur do lehtësohen rregullat e kufizimit. “Do ju lutem, bëni durim”, tha Merkel.

“Kush do që zbaton rregullat, shpëton jetë njerëzish,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat