Zvicra konfirmon 235 viktima dhe 13223 të infektuar nga koronavirusi

Evropë

Zvicra konfirmon 235 viktima dhe 13223 të infektuar nga koronavirusi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:27
Zvicër

Numri i të vdekurve në Zvicër nga koronavirus është rritur në 235 në total, ndërsa rastet e përgjithshme janë 13.223, tha ministria e shëndetësisë të shtunën, megjithëse zyrtarët thanë se frika e tyre më e madhe ende nuk është materializuar.  

Vdekjet u rritën në 235 nga 197 të premten dhe nga 12161, në 13223 raste në total, raporton Reuters.  

Vendi alpin me 8,6 milion njerëz është duke vendosur njësi mjekësore të ushtrisë në spitale për të ndihmuar në rajone si Ticino, i cili kufizohet me Italinë e goditur rëndë dhe ka filluar nxjerrjen e stokut të saj strategjik të farmaceutikëve për të mbuluar kërkesën në rritje.  

Publikut i është kërkuar që të qëndrojë në shtëpi, ndërsa tubimet e më shumë se pesë personave janë ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat