Vaksina kundër COVID-19, mjekët turq japin shpresë: Ka nisur puna, jemi afër zgjidhjes!

Evropë

Vaksina kundër COVID-19, mjekët turq japin shpresë: Ka nisur puna, jemi afër zgjidhjes!

Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Në një deklaratë, Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Necdet Budak, ka bërë të ditur se ka filluar puna për zhvillimin e një vaksine vendase të ADN-së për koronavirusin.

Ai tha se meqë një vaksinë e licencuar për virusin COVID-19 nuk ishte ende në dispozicion, shumë vende filluan kërkime mbi këtë çështje. Më tej profesori shtoi se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe janë afruar një zgjidhjeje për  këtë çështje.

Ne anën tjetër ai shtoi se në rast të suksesit për të cilën ai ka një besim të plotë, ata këtë vaksinë do të ofrojnë menjëherë botës. Ndërkohë dhe shumë vende të tjera në botë po përpiqen që të krijojnë vaksinën kundër COVID-19 dhe shumë shkencëtarë, por eksperimentojnë dhe me ilaçe që mund të jenë efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat